Afganistan, trupat shtesë vënë në provë planet e tërheqjes amerikane brenda gushtit

Vendimi i marrë me ngut për të dërguar 3,000 trupa në Afganistan për të ndihmuar me evakuimin e perrsonelit diplomatik ka vënë në pikëpyetje përmbushjen e synimit të Presidentit Biden për tërheqje të plotë brenda 31 gushtit. Pararoja e marinsave mbërriti në Kabul të premten dhe pjesa tjetër do të mbërrijnë deri në fund të javës.

Zyrtarët kanë theksuar se trupat e reja kanë një mision të kufizuar për të ndihmuar me evakuimet ajrore të personelit dhe pritet ta përfundojnë detyrën brenda muajit. Por këtij kontigjenti mund t’i duhet të rrijë më gjatë nëse ambasada vihet në rrrezik nga marrja nën kontroll e Kabulit brenda gushtit.

“Duket qartë nga veprimet e tyre se po përpiqen ta izolojnë Kabulin,” tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby duke iu referuar sukseseve të shpejta që kanë shënuar talibanët në fushatë gjatë ditëve të fundit.

Presidenti Biden tha në prill se deri më 31 gusht do të largoheshin nga vendi 2,500-3,000 trupat që ndodhen ende atje. Tani ky numër ka rënë në 1,000 trupa. 650 prej tyre janë planifikuar të qëndrojnë në Afganistan si siguri mbrojtëse për misionin diplomatik amerikan.

Por vendimi i së enjtes për të dërguar 3,000 trupa shtesë në aeroport krijon komplikime në planet amerikane. Nuk ka pasur sinjale se trupat mund të përfshihen në operacione luftarake, por mbajtja e ambasadës në operim mund të kërkojë një kontigjent trupash. E gjithë kjo varet nga avancimi i talibanëve drejt Kabulit.

Nëse në datën zyrtare të tërheqjes së Shteteve të Bashkuara, më 31 gusht, në Afganistan do të kishte ende mijëra trupa amerikane, do të krijohej një skenar i vështirë për Presidentin Biden, i cili pret të deklarojë mbylljen zyrtarisht të misionit.

Stephen Biddle, profesor i shkencave politike në Universitetin Columbia tha në një intevistë se njoftimi për dërgimin e 3,000 trupave shtesë për të nxjerrë diplomatët amerikanë, ka gjasa t’i demoralizojë edhe më shumë afganët.

“Po u përcjellim afganëve mesazhin se: “Qyteti i Kabulit do të bjerë aq shpejt, saqë ne nuk arrijmë të përballojmë as një tërheqje të personelit diplomatik me ritme normale,” tha zoti Biddle duke shtuar se kjo i bën afganët të mendojnë se amerikanët nuk shohin të ardhme për qeverinë afgane dhe “ky vend mund të jetë shkrumb e hi brenda pak orësh”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *