Afganistan, vitin e fundit nga tuberkulozi kanë vdekur 9.800 persona

Ministria e Shëndetësisë e Afganistanit ka njoftuar se gjatë vitit të fundit si pasojë e tuberkulozit kanë vdekur 9.800 persona.

Zëvendës ministri i Shëndetësisë, Vahid Mecruh, deklaroi se në periudhën e njëjtë janë diagnostikuar mbi 73.000 raste të tuberkulozit.

Mecruh tha se 9.800 persona që u sëmurën nga tuberkulozi kanë vdekur si pasojë e sëmundjes, ndërsa rreth 50.000 persona, të cilët u diagnostikuan me tuberkuloz me sukses janë shëruar.

Ai theksoi se tuberkulozi është një problem serioz me të cilin përballet Afganistani, duke shtuar se krahas kushteve të vështira do të vazhdojë luftën me këtë sëmundje.//AA

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *