Afganistan, vriten 50 talebanë gjatë operacioneve

Ministria e Mbrojtjes së Afganistanit njoftoi sot se një ofensivë e madhe e talebanëve është zbrapsur sërish në provincën lindore Laghman në kufi me Kabulin, me të paktën 50 kryengritës të vrarë.

Operacioni anti-terrorist kundër talebanëve që përparojnë u mbikëqyr drejtpërdrejt nga shefi i ushtrisë së vendit, gjenerali Yaseen Zia.

Sipas ministrisë, të paktën 50 talebanë u vranë dhe mbi 60 të tjerë u plagosën kur njësitë speciale të forcave të sigurisë shtynë prapa sulmet e koordinuara të kryengritësve në zonat Mehtarlam, Alingar dhe Alishang.

“Forcat tona të guximshme të sigurisë po vazhdojnë operacionet e tyre dhe armiku ka pësuar goditje të rëndë. Së shpejti do të ketë më shumë lajme të mira”, tha Zia në një video deklaratë.

Nga ana tjetër, talebanët pretenduan se kanë marrë disa post-blloqe kontrolluese në provincë dhe konfiskuan një depo të armëve dhe municioneve.

Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid postoi video në Twitter duke treguar një depo të madhe armësh, automjetesh dhe municionesh të konfiskuara nga talebanët në Laghman.

Të enjten, forcat e sigurisë shkuan në një “tërheqje strategjike”, siç e quajti Ministria e Brendshme, në rrethin e provincës Dawlat Shah për të shmangur viktimat civile mes një sulmi në rritje të talebanëve. Por, talebanët pretendojnë se e morën këtë rreth.

Pas njoftimit të presidentit të SHBA-së, Joe Biden se trupat amerikane do të largohen nga Afganistani deri më 11 shtator të këtij viti, dhuna vdekjeprurëse u kthye në këtë vend pas një armëpushimi tre-ditorë për festën e Bajramit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *