Afganistani, “furtunë” kritikash ndaj Biden

16:08 16/08/2021

Reagime të shumta pas triumfit të talebanëve

Rimarrja me lehtësi e pushtetit nga talebanët në Afganistan pak kohë pas tërheqjes së ushtrisë amerikane dhe skenat e kaosit në Kabul kanë marrë vëmendje kryesore në opinionin publik ndërkombëtar. Në një shkrim editorial, e përditshmja prestigjioze amerikane Nju Jork Post e konsideron tërheqjen e plotë të amerikanëve nga Afganistani si një vendim krejtësisht të gabuar të administratës Biden.

Shkrimi thotë se amerikanët dolën të poshtëruar, tani që talebanët u rikthyen në pushtet, teksa 20 vitet e qëndrimit të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara atje, u çuan dëm. Po ashtu, në një analizë të CNN-it thuhet se “Ikja e rrënuar e Bidenit nga Afganistani do të shkaktojë një katastrofë afatgjatë si brenda ashtu edhe jashtë vendit”.

Nga Uashingtoni nuk ka ende një reagim zyrtar që pas marrjes së kontrollit të Kabulit nga talebanët, teksa presidenti Biden drejtoi vetëm një mbledhje me ekspertë dhe zyrtarë të sigurisë kombëtare. I ashpër ndaj pasardhësit të tij në krye të Shtëpisë së Bardhë u tregua veçanërisht ish-Presidenti Donald Trump, i cili tha se Biden duhet të japë dorëheqjen për kaosin e shkaktuar në Afganistan, duke e quajtur këtë si disfatën më të rëndë në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Për kancelaren gjermane Angela Merkel, situata është pasojë efektit domino të tërheqjes së amerikanëve nga Afganistani, ndërsa rikthimi i talebanëve tregoi se qeveria afgane e mbështetur nga perëndimi nuk kishte rrënjë në popull.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *