Afganistani ‘gjen’ qetësi, lideri i talebanëve jep urdhrin: Askush të mos hyjë në shtëpitë e njerëzve apo të ndërhyjë në automjetet e ambasadave

Afganistani duket se po gjen qetësi momentale teksa eksodi i qytetarve të saj duket se nuk ka për t’u ndalur menjëherë.

Udhëheqësi i talebanëve ka dhënë urdhërin që askush nga luftëtarët e tij të mos hyjë në shtëpitë e njerëzve apo të ndërhyjë në automjetet e ambasadave, sidomos në Kabul.

Mediat e huaja raportojnë se talebanët duan të ulin tensionet, madje të gjithë punonjësve qeveritarë i është kërkuar të kthehen në punë tksa kanë paralajmëruar plaçkitësit se do të dënohen rëndë nëse kapën.

Ditët e fundit talebanët janë akuzuar se me të marrë Kabulin kanë nisur të plaçkisin e dhunojnë qytetarë, por sot kryeqyteti ka qenë më i qetë, me furra e farmaci hapur si dhe me trafik në rrugë.

Gjithsesi rregulli i ri taleban duket prezent në Kabul, me kafene dhe vetura pa muzikë teksa gjithë bota pret të dijë çfarë do të ndodhë me qeverinë e re.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *