Afganistani, gjeneralët amerikanë kundër Biden

09:51 29/09/2021

Presidenti Joe Biden ishte këshilluar që të mos i tërhiqte të gjitha trupat nga Afganistani pasi talebanët do të merrnin pushtetit. Ishin dy gjeneralë të lartë amerikanë, të cilët gjatë dëshmisë para Kongresit kanë thënë se kanë rekomanduar mbajtjen e një force prej 2.500 trupash në Afganistan, përpara tërheqjes së plotë të SHBA në Gusht.

Dëshmia e dy gjeneralëve ra në kundërshtim me deklaratat që presidenti kishte thënë publikisht se nuk i kujtohej ndonjë këshillë e tillë. Gjeneral Mark Milley tha se SHBA-të ishin befasuar nga shpejtësia e kolapsit të qeverisë afgane.

Dy gjeneralët deklaruan gjatë pyetjeve nga kongresmenët se organizatat terroriste al-Kaeda është ende e pranishme në Afganistan, duke kundërshtuar drejtpërdrejt deklaratën e mëparshme të Biden se organizata terroriste ishte çrrënjosur. Të gjitha këto dëshmi i dhanë argumente senatorëve republikane të shtojnë akuzat në drejtim të presidentit duke e cilësuar një gënjeshtar të popullit amerikan.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *