Afganistani javën e ardhshme me qeveri të re, zëdhënësi i talebanëve: Vendet perëndimore të mbajnë marrëdhënie diplomatike

Talibanët thanë të shtunën se do të shpallnin një qeveri të re për Afganistanin javën e ardhshme dhe prisnin që turbullirat ekonomike dhe rënia e mprehtë e monedhës që pasuan marrjen e kontrollit të qytetit prej tyre dy javë më parë, të stabilizoheshin së shpejti.

Zabihullah Mujahid, zëdhënësi kryesor i lëvizjes, i bëri komentet për agjencinë Reuters ndërsa ushtria amerikane po përfundon misionin e saj për të evakuuar qytetarët amerikanë dhe afganët e pambrojtur dhe për të tërhequr trupat nga aeroporti i Kabulit para afatit të 31 gushtit të caktuar nga Presidenti Joe Biden.

Zëdhënësi Mujahid dënoi sulmin gjatë natës të një droni amerikan kundër militantëve të Shtetit Islamik pas sulmit vetëvrasës të së enjtes pranë aeroportit si një “sulm të qartë në territorin afgan”.

Por ai u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera perëndimore që të mbajnë marrëdhënie diplomatike me Afganistanin pas tërheqjes së tyre, që ai priste të përfundonte “shumë shpejt”.

Ekziston një zhgënjim në Kabul për vështirësitë e mëdha ekonomike të shkaktuara nga rënia e monedhës dhe rritja e çmimeve të ushqimit, me bankat e mbyllura ende, dy javë pas rënies së qytetit në duart e talebanëve.

Mujahidi tha se ishin caktuar tashmë zyrtarët që do të drejtojnë institucionet kryesore, përfshirë ministritë e shëndetësisë dhe arsimit publik, si dhe bankën qendrore.

Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar se Afganistani përballet me një katastrofë humanitare, me pjesë të mëdha të vendi që vuajnë nga kushtet e thatësirës ekstreme.

Ekonomia, e shkatërruar pas katër dekadash lufte, gjithashtu përballet me humbjen e miliarda dollarëve në ndihma të huaja, pas tërheqjes së ambasadave perëndimore nga vendi.

Mujahidi tha se problemet ekonomike do të lehtësohen sapo të jetë krijuar qeveria e re.

“Rënia e monedhës vendase kundrejt valutës së huaj është e përkohshme dhe është për shkak të situatës që ndryshoi papritur. Ajo do të kthehet në normalitet sapo sistemi qeveritar të fillojë të funksionojë”, tha ai.

/VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *