Afganistani merr gjysmë milioni vaksina nga Covax

15:37 09/03/2021

Mësuesit, gazetarët dhe forcat e sigurisë janë të dytët në rradhë për të marrë dozën e parë

Afganistani bëhet shteti i rradhës që merr dërgesën e parë të vaksinave kundër koronavirusit, përmes programit COVAX. Vendi ka siguruar 500 mijë doza nga 3 milion që pritet t’i jepen falas.

Zyrtarët afganë të shëndetësisë thanë se programi COVAX, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave edhe në vendet në zhvillim, do të sigurojë vaksina për të mbuluar 20 për qind të popullatës 38-milionëshe të Afganistanit.

Sipas autoriteteve mĂ«suesit e shkollave dhe universiteteve nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin do tĂ« merrnin dozĂ«n e parĂ«  nĂ« fazĂ«n tjetĂ«r tĂ« fushatĂ«s sĂ« vaksinimit tĂ« vendit pas punonjĂ«sve shĂ«ndetĂ«sorĂ« tĂ« vijĂ«s sĂ« parĂ«, forcave tĂ« sigurisĂ« dhe gazetarĂ«ve.

Vaksinimi në Afganistan nisi në fund të shkurtit, me një donacion të vaksinave nga India. Përfaqësues të COVAX-it kanë deklaruar se Afganistani është vendi i parë në rajon që merr vaksina nga ky program.

Afganistani besohet të jetë goditur rëndë nga pandemia gjatë vitit të kaluar, por testimi i kufizuar dhe kujdesi i dobët shëndetësor i kanë kufizuar kapacitetet e vendit për të ndjekur virusin.

Zyrtarisht, Afganistani ka regjistruar vetĂ«m 55,894 raste me koronavirus dhe rreth 2,451 vdekje. Por, njĂ« sondazh i MinistrisĂ« sĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ«, i realizuar nĂ« gusht tĂ« vitit tĂ« kaluar, ka vlerĂ«suar se deri nĂ« 10 milionĂ« njerĂ«z, gati njĂ« e treta e popullsisĂ« mund tĂ« jenĂ« infektuar me koronavirus.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *