Afganistani ndërpret vaksinimin kundër COVID-19, përballet me mungesë të dozave

Për shkak të mungesës së vaksinave kundër koronavirusit të ri (COVID-19), qeveria afgane ndaloi vaksinimin derisa të mbërrijnë dërgesat e reja, në kohën kur regjistrohet rritje e rasteve ditore me COVID-19 dhe vdekjeve.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të vendit, vaksinimi do të rifillojë “së shpejti”.

“Koha e zgjatur midis dozave të para dhe të dyta nuk eliminon imunitetin”, tha ministria në përpjekje për të shuar shqetësimet në rritje.

Ambasadori i Afganistanit në Pekin, Javed Qaim, në një postim të mediave sociale tha se një dërgesë prej të paktën 700.000 dozave të vaksinave të dhuruara nga Kina pritet të mbërrijë në Kabul të enjten.

Ndërkohë, mbyllja e të gjitha institucioneve akademike në Afganistan u zgjat për dy javë të tjera, teksa vazhdon të rritet numri i infektimeve të reja dhe vdekjeve.

Gjithashtu, autoritetet kërkuan që të gjithë zyrtarët publikë të moshës së ndjeshme dhe me kushte të vështirësuara shëndetësore të pushojnë dy javë.

Afganistani sot regjistroi numrin më të lartë ditor të rasteve të reja me 1.724 persona pozitivë në COVID-19, si dhe 54 vdekje, duke i çuar numrat e përgjithshëm 84.050 raste dhe 3.305 vdekje.

Në shkurt, Afganistani filloi shpërndarjen e vaksinave të prodhimit indian, ndërsa kërkoi më shumë mbështetje ndërkombëtare për të vaksinuar të paktën 20 për qind të popullsisë 38–milionëshe këtë vit, si dhe 60 për qind deri në fund të vitit 2022.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *