Afganistani në duart e talebanëve

12:15 16/08/2021

Mijëra banorë përpiqen të largohen nga vendi

Banorët e Kabulit po marrin arratinë, pasi kryeqyteti i Afganistanit ra në mesnatë krejtësisht në duart e talebanëve. Këto pamje tregojnë përpjekjet e qytetarëve për të hipur në avionin që evakuon pjesëtarët e stafit diplomatik amerikan nga Afganistani.

5 persona humbën jetën mes këtij kaosi, disa të shtypur nga turmat dhe të tjerë ndoshta nga të shtënat e ushtarëve amerikanë që përpiqeshin të largonin turmat nga avioni i tyre. Të tjerë zgjodhën automjetet personale për t’u larguar nga kryeqyteti. Kjo video tregon trafikun kaotik që u krijua për mijëra automjeteve, në rrugët dalëse të Kabulit.

Edhe vetë presidenti Ashraf Ghani braktisi vendin, duke u larguar në drejtim të paditur, teksa qeveria e Kabulit vendosi të dorëzohet për të shmangur gjakderdhjen, në marrëveshje me talebanët. Sakaq, ekstremistët islamikë thonë se me marrjen e Kabulit, lufta e tyre për marrjen nën kontroll të gjithë vendit është e fituar, siç shprehet njëri prej liderëve të tyre Mullah Baradar në këtë videomesazh.

“Mënyra si ia dolëm ishte e papritur. Kemi arritur në një pozitë të cilën nuk e prisnim kurrë. Duhet të falenderojmë Allahun që na dha këtë fitore, të cilën historia e botës nuk e ka parë kurrë. Nuk duhet të jemi arrogantë. Është koha e gjykimit. Do i shërbejmë kombit tonë, do i sjellim lumturi dhe do bëjmë të pamundurën për përmirësimin e jetës në vend”, tha ai.

Me rënien e Kabulit pritet të ketë një valë të re refugjatësh drejt vendeve fqinje dhe drejt Europës, teksa talebanët kanë paralajmëruar vendosjen e rendit të ashpër islamik të Sheriatit mesjetar.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *