Afganistani në Krizë, kryeministri Akhund: Mos na i ndërprisni ndihmat humanitare!

Kryeministri i Afganistanit, ka kërkuar nga organizatat ndërkombëtare që të mos i ndalin ndihmat humanitare. Ai ka thënë në daljen e tij të parë publike se shprehet i gatshëm për marrëdhënie të mira me të gjitha shtetit, si dhe për një bashkëpunim ekonomik. Fajtor për situatën financiare sipas tij është qeveria e shkuar.

Mullah Mohammad Hassan Akhund, në qëndrimin e tij theksoi se dëshiron të mbajë marrëdhënie të mira me të gjithë shtetet.
Madje ai theksoi dhe kërkesën për raporte të mira ekonomike.

Sa i përket kërkesave të shteteve të mëdha, Akhund shtoi se janë mbajtur të gjitha zotimet dhe se kjo përpjekje do të vazhdojë deri në formimin e një qeverie islamike.

Tashmë situata ekonomike në Afganistan është e rënduar ku edhe valuta ka njohur një zhvlerësim të fortë. Gjysma e popullsisë, rreth 38 milionë banorë, janë në rrezikun e skamjes ndërsa tërheqja e trupave ushtarake të aleatëve është pasuar me ndihma humanitare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.