Afganistani në krizë të rëndë ekonomike, drejtori i përgjithshëm i Bankës Islamike: Sistemi afër kolapsit

Afganistani po kalon një krizë të rëndë ekonomike vetëm 1 muaj pasi talebanët erdhën në pushtet.

Drejtori i përgjithshëm i Bankës Islamike ka konfirmuar se sistemi është afër kolpasit. Sipas tij, kriza është ekzistenciale teksa thekson se nga frika tërheqje të mëdhaja po ndodhin nëpër banka dhe se shumica e tyre nuk funksionojnë më.

Duket se rolin më kryesor në këtë krizë po e luajnë ndërkombëtarët. 40% prodhimit bruto të Afganistanit vjen nga ndihmat e jashtme, por perëndimi që kur talebanët erdhën në pushtet kanë ngrirë të gjitha fondet.

Në Afganistan dita-ditës sa vjen dhe po qarkullon edhe më pak para dhe qytetarët po detyrohen të shkëmbejnë sendet për të siguruar ushqimet bazike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *