Afganistani në prag të krizës humanitare

13:43 13/07/2021

OKB ka nxitur bashkësinë ndërkombëtare të shtojë mbështetjen për popullin në këtë moment kritik

Shumë afganë ka të ngjarë të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të përshkallëzimit të dhunës ndërsa talebanët marrin kontrollin e shumë territoreve në përgjigje të tërheqjes së forcave të huaja të drejtuara nga SHBA.

Kombet e Bashkuara për Refugjatët kanë bërë të ditur se Afganistani është në prag të një krize tjetër humanitare. Ekspertët janë shprehur se kjo mund të shmanget nëse ndalen luftimet. Një dështim për të arritur një marrëveshje paqësore në Afganistan dhe për të ndaluar dhunën aktuale do të çojë në zhvendosje të mëtejshme brenda vendit, si dhe në vendet fqinje dhe më gjerë.

UNHCR ka deklaruar se rreth 270,000 afganë ishin zhvendosur brenda vendit që nga janari. Ata që u detyruan të largoheshin fajësuan situatën e sigurisë, incidentet nga grupe të armatosura joshtetërore dhe mjetet shpërthyese të improvizuara në rrugët kryesore, humbje të të ardhurave dhe ndërprerjeve në shërbimet sociale.

Numri i viktimave civile është rritur me 29% gjatë tremujorit të parë krahasuar me vitin 2020. Kombet e Bashkuara kanë nxitur bashkësinë ndërkombëtare të shtojë mbështetjen për qeverinë dhe popullin e Afganistanit dhe fqinjëve të saj në këtë moment kritik. Presidenti i SHBA Joe Biden ka pranuar se e ardhmja e Afganistanit është e pasigurtë, por tha se populli afgan duhet të vendosë fatin e tij.

Klan News


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *