Afganistani nën drejtimin e talebanëve, alarmi i OKB: Ekziston rreziku i një katastrofe pa ndihmë urgjente

Me marrjen nën kontroll të pushtetit nga ana e talebanëve, Afganistani do të përballet me “katastrofë të plotë urie si dhe njerëz të pastrehë.

Ky është alarmi që ngre Mary-Ellen McGroarty, drejtoresha kombëtare për Afganistanin e Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara. Sipas saj, ky vend do të përballet me emergjencë humanitare nëse SHBA tërhiqet nga Afganistani.

“Ne duhet të sjellim furnizime në vend, jo vetëm në aspektin e ushqimit, por edhe furnizime mjekësore, strehim. Ne kemi nevojë për para dhe na duhen tani”, pohoi Mary-Ellen McGroarty. McGroarty theksoi se masat duhet të merren tani para se të jetë vonë. ” Ne duhet ta marrim ushqimin tani dhe t’ua çojmë komuniteteve krahinore para se rrugët të bllokohen nga bora.”, theksoi McGroarty.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *