Afganistani nuk do të adresohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Asnjë përfaqësues nga Afganistani nuk pritet të adresohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Ambasadori aktual i Afganistanit në OKB, Ghulam Isaczai, i cili përfaqëson qeverinë e mëparshme para kontrollit të talebanëve me vendin, ishte parashikuar që të adresohet sot para udhëheqësve botëror.

Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, raportoi se stafi i Isaczai-t i tha Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se ai nuk do të mbajë fjalim në seancën e 76-të.

Javën e kaluar, talebanët i dërguar një letër OKB-së duke kërkuar të marrë pjesë në mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme dhe emëruan zëdhënësin Suhail Shaheen si ambasador të OKB-së.

Mes mosmarrëveshjeve se kush do të përfaqësojë Afganistanin në organin ndërkombëtar, në letrën drejtuar zyrës së sekretarit të përgjithshëm të OKB-së talebanët thanë se Afganistani nuk duhet të përfaqësohet në OKB nga ambasadori në qeverinë e ish-presidentit Ashraf Ghani.

Letra u nënshkrua nga Ameer Khan Muttaqi si ministër i jashtëm dhe kërkohej të marrë pjesë në seancën e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së më 21-27 shtator.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *