Afganistani s’gjen qetësi! Goditet nga një tjetër tërmet

[embedded content][embedded content]

08:38 11/10/2023

Vendi po përballet me krizë humanitare për shkak të reduktimit të ndihmës nga vendet perëndimore

Një tjetër tërmet ka goditur Afganistanin perëndimor vetëm disa ditë pasi dy tërmete të mëdha në të njëjtin rajon vranë më shumë se 4000 njerëz. Tërmeti i ri me magnitudë 6.3 goditi vendin rreth 28 km në veri të qytetit të Heratit. Më shumë se 100 u plagosën dhe u dërguan në spital. Pamjet nga fshatrat tregojnë shtëpi të tëra të shkatërruara. Agjencitë e ndihmës kanë bërë të ditur se situata në Afganistan është shumë e rëndë. Banorët shprehen se tanimë shpresat janë shuar.

“Erdha këtu tek zona e tërmetit, nxora shumë fëmijë, gra dhe pleq nga rrënojat. Ishte një skenë e tmerrshme”.

Përpjekjet për të gjetur të mbijetuar kanë vazhduar gjatë dy ditëve të fundit, pavarësisht nga sfidat në rritje.

“Mund të shihni që gjithçka është shkatërruar, nuk kemi ku të shkojmë, as nuk mund të qëndrojmë këtu, gjithçka është e qartë, kam pasur një jetë e mirë, familje dhe shtëpi, por gjithçka ka mbaruar tani. Ne kërkojmë nga qeveria të ndërtojë një shtëpi dhe të na japë ndihmë, nuk na ka mbetur asgjë, për dy muaj vjen dimri”.

Pavarësisht nga përmasat e tragjedisë, ka pasur pak mbështetje ndërkombëtare drejtuar Afganistanit, i cili nën sundimin e talebanëve, e gjen veten politikisht të izoluar.

Vendi tashmë po përballet me një krizë humanitare për shkak të një reduktimi të ndjeshëm të ndihmës së huaj nga vendet perëndimore që nga marrja e pushtetit nga talibanët në vitin 2021. Organizatat humanitare që punojnë në Herat po e kthejnë vëmendjen edhe te dimri që po afrohet, për të cilin ata paralajmërojnë se është një shqetësim i madh.

Klan News






Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts