Afganistani tronditet sërish/ Sulm me bombë në xhaminë e Kabulit, dy të vdekur dhe 3 të plagosur

Një sulm me bombe ka ndodhur jashtë një xhamie në kryeqytetin afgan pak momente më parë duke lënë të vdekur 2 persona dhe plagosur 3 të tjerë. Lajmi është bërë i ditur nga një zëdhënës i talebanëve.

Sipas “Al Jazeera” shpërthimi ndodhi pranë hyrjes së Xhamisë Eid Gah në Kabul, ku po mbahej një shërbim përkujtimor për nënën e zëdhënësit të talebanëve, Zabihullah Mujahid.

ISIS nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin. Sidoqoftë, që kur talebanët pushtuan Afganistanin në mes të gushtit, sulmet nga luftëtarët e ISIS kundër tyre janë shtuar. Të premten, luftëtarët talebanë bastisën një vendstrehim të ISIS në veri të Kabulit në provincën Parwan. Bastisja erdhi pasi një bombë plagosi katër luftëtarë talebanë në zonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *