Afganistani zgjat kufizimet për dy javë mes rasteve në rritje të virusit COVID-19

Afganistani në mbarë vendin ka zgjatur për dy javë kufizimet për tubimet shoqërore, si dhe qendrat arsimore publike dhe private, pasi rastet në rritje të koronavirusit të ri (COVID-19) vazhdojnë të vendosin në provë sistemin e brishtë shëndetësor të vendit të shkatërruar nga lufta.

Sipas direktivave të Ministrisë së Shëndetësisë, shkollat, universitetet dhe institucionet e tjera akademike në të gjithë vendin do të qëndrojnë të mbyllura për dy javë të tjera.

Ministria afgane po ashtu ka propozuar mbylljen e të gjitha pikave të tubimeve shoqërore si sallat e dasmave, pishinat dhe vendet e tjera rekreative mes rritjes së infeksioneve të reja dhe vdekjeve nga koronavirusi.

Brenda 24 orëve të fundit në Afganistan u regjistruan 1.967 infeksione të reja, 63 vdekje dhe 697 të shëruar. Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 111.592, numri i viktimave në 4.519 dhe ai i të shëruarve në 66.799.

Afganistani vazhdoi fushatën e vaksinimit pas një boshllëku prej pothuajse një muaji pasi mori dërgesën shumë të nevojshme prej 700 mijë dozash të vaksinave të koronavirusit të dhuruara nga Kina.

Sipas të dhënave nga autoritetet, të paktën 766 mijë doza janë administruar deri më tani në Afganistan. Një numër i madh i dozave të vaksinës u dhuruan nga India, si dhe erdhën përmes instrumentit COVAX, një strukturë globale për shpërndarjen e vaksinave.

Vendi filloi fushatën e inokulimit në muajin shkurt dhe ka bërë thirrje për më shumë mbështetje ndërkombëtare për të vaksinuar të paktën 20 për qind të popullsisë së saj prej 38 milionë banorësh këtë vit dhe 60 për qind deri në fund të vitit 2022.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *