Afrika do të nisë vaksinimin kundër malaries 

afrika do te nise vaksinimin kunder malaries
afrika do te nise vaksinimin kunder malaries

13:03 22/07/2022

OBSH së bashku me GAVI do të nisin fushatën për të vaksinuar kryesisht fëmijët nga 2022-2025

Kontinenti afrikan do të nisë vaksinimin për të luftuar sëmundjen  e malaries në shkallë të gjerë në vitet e ardhshme me fonde me vlerë 160 milionë Dollarë amerikanë nga Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin (GAVI).

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori Rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Afrikën. Sipas Matshidiso Rebecca Moeti në një konferencë për shtyp në internet, malaria ka qenë një ndër sëmundjet më të përhapura në Afrikën Sub-Sahariane për qindra vjet dhe një shkak kryesor i vdekjeve të fëmijëve. Në vitin 2020, rreth 500,000 fëmijë humbën jetën nga malaria në Afrikë.

“Një fëmijë vdes çdo minutë në Afrikë nga malaria. 60 jetë të reja të tjera do të jenë prerë tragjikisht në kontinent, me pasoja katastrofike jo vetëm për familjet dhe komunitetet, por edhe për zhvillimin kombëtar. Vendet në Afrikën Sub-Sahariane mbajnë peshën kryesore të barrës së malaries, duke llogaritur më shumë se nëntë nga 10 nga mbi 240 milionë rastet globale që ishin në vitin 2020”.

Moeti tha se Afrika bëri përparim në parandalimin dhe trajtimin e malaries në vitin 2021, pavarësisht se Covid-19 ishte shumë i përhapur. Nën koordinimin e OBSH-së, Gana, Kenia dhe Malavi u kishin dhënë vaksinën e parë të malaries në botë më shumë se 1.3 milionë fëmijëve që nga viti 2019, duke ulur ndjeshëm numrin e vdekjeve nga malaria.

Kufizimi për të prodhuar dhe shpërndarë më shumë vaksinën e malarias Mosquirix është në kontrast të plotë me shpejtësinë rekord dhe fondet me të cilat vendet e pasura siguruan vaksinat për Covid-19, një sëmundje që paraqet relativisht pak rrezik për fëmijët.

Çdo vit, rreth 25 milionë foshnja të porsalindura kanë nevojë për vaksina. OBSH planifikon të vazhdojë punën me GAVI për të zgjeruar fushatën e vaksinimit në kontinent nga viti 2022 në 2025.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts