Afrika e Jugut kundërshton urdhër arrestin e Hagës: Nëse ndalojmë Putinin, jemi në luftë me Rusinë

afrika e jugut kundershton urdher arrestin e hages nese ndalojme putinin jemi ne lufte me rusine

Arrestimi i Presidentit të Rusisë Vladimir Putin do të nënkuptonte një shpallje lufte ndaj Rusisë, u shpreh presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa, teksa vendi i tij po diskuton për të pritur liderin rus.

Putin është ftuar në një samit të BRICS në Johanesburg muajin e ardhshëm, por ai është objektivi i një urdhër-arresti të gjykatës penale ndërkombëtare, një dispozitë që Pretoria si anëtare e ICC-së pritet ta zbatojë nëse kreu i Kremlinit do të marrë pjesë.

Dilema diplomatike e Afrikës së Jugut po shfaqet në gjykatë, ku partia kryesore opozitare po përpiqet të detyrojë dorën e qeverisë dhe të sigurojë që lideri i Kremlinit të mbahet dhe t’i dorëzohet Hagës nëse ai shkel në Afrikën e Jugut.

“Rusia e ka bërë të qartë se arrestimi i Presidentit të saj në detyrë do të ishte një shpallje lufte. Do të ishte në kundërshtim me kushtetutën tonë të rrezikonim përfshirjen në luftë me Rusinë”, u shpreh më herët Ramaphosa.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts