Afrikanët kthehen në legjendë, dy lojtarët s’kanë mbërritur ende te Tirana





Tirana vazhdoi edhe dje përgatitjet në kompleksi “Skënder Halili”, ndërsa dy lojtarët afrikanë, Isak Giamfi e Riçard Danso, ende nuk janë paraqitur në grumbullim. Pasaportat, vizat dhe COVID-i po pengojnë lojtarët që të bashkohen me 25 herë kampionët e Shqipërisë.

Danso

Burime në kampin bardheblu bënë si fillim me dije se lojtarët do të ishin në kryeqytet në datën 19 korrik, duke shpresuar që ata të udhëtonin me skuadrën në Pogradec për fazën përgatitore. Gjithsesi, plani ka rënë disa herë dhe afrikanët nuk duken ende në horizont.

Dyshja e lojtarëve është shumë e rëndësishme për Shehin, i cili Giamfin e sheh si mesfushor shkatërrues dhe Dansonë një alternativë për sulmin. Gjithsesi, asnjëri nuk po duket se nuk është se ka ndonjë lajm për ta. Nga burime brenda klubit bëhet me dije se për afrikanët do të duhen të paktën edhe pak ditë të tjera që ata të jenë në kryeqytet dhe të bashkohen me Tiranën.

Duke mos llogaritur ndonjë vonesë tjetër, Giamfi dhe Danso humbasin pjesën më të madhe të fazës së parë të kampionatit. Në fakt, Shehi para nisjes së sezonit bëri me dije se për afrikanët nuk dinte të thoshte më shumë. Në fillim të shtatorit, ai pranoi se lojtarët janë me tre muaj vonesë. “Ata(afrikanët) janë me tre muaj vonesë.

Giamfi Sasraku

Janë në kontratë me Tiranën dhe kjo është e vërteta. Shpresoj që të jenë sa më shpejt në Shqipëri, por për mua është diçka jo normale. Nuk e di se çfarë forme do të kenë ditën që do të kthehen në Shqipëri. Gjithsesi, të shohim…”, tha Shehi në fillim të muajit.

Edhe nëse vijnë sot në ekip, gjendja e tyre është shumë e dobët dhe me shumë mundësi nuk do të jenë gati për lojë. Pothuajse të gjithë lojtarët nga kontinenti afrikan kanë probleme. Shumica ka të bëjë me vizat që duhet të merren në Egjipt, por edhe me kapriçot e futbollistëve të huaj që janë shumë të vështirë për t’u menaxhuar.

Danso vjet ishte një nga ata që pati probleme, ndërsa Giamfi ka rezultuar gjithmonë një tip më i qetë. Tiranës i është larguar edhe Ibraim Sulej. Mesfushori nuk bindi asnjë minutë, njëlloj si Sasraku një vit më parë që shënoi një gol, ndonëse luajti dy faza të Superiores.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *