Afrikë, numri i rasteve me COVID-19 rritet në mbi 7.9 milionë

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19) në Afrikë ka shkuar në mbi 7.9 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometers”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë e COVID-19, numri i rasteve në të gjithë kontinentin ka arritur në 7.946.490.

Numri i të shëruarve nga COVID-19 në kontinent është rritur në 7.077.013 ndërsa numri i viktimave në 198.866.

Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Libi dhe Etiopi. Ndërkohë numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Tunizi dhe Egjipt.

Sipas të dhënave të Qendrës Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Afrika CDC), deri më tani në kontinent kanë mbërritur 130.1 milionë doza të vaksinës. Shkalla e të vaksinuarve plotësisht kundër virusit në kontinent, ku janë administruar rreth 93.4 milionë vaksina është në nivelin 2.5 për qind.

Vendi ku janë kryer më shumë vaksinime është Maroku me 31 milionë doza.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.