Afrikë, shkon mbi 121 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

Në Afrikë ka shkuar mbi 121 mijë numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, numri i rasteve në gjithë kontinentin afrikan është rritur në 4.562.553.

Numri i të shëruarve në kontinent ka shkuar në 4.085.786, ndërsa numri i vdekjeve në 121.111.

Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Etiopi, Egjipt dhe Libi.

Ndërkohë numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut dhe në Egjipt.

Në kontinentin afrikan më një popullsi prej rreth 1,3 miliard banorësh deri më tani janë administruar rreth 16 milionë doza të vaksinës/AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *