Afrikë, shkon mbi 4 milionë e 250 mijë numri i rasteve me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Afrikë ka shkuar mbi 4 milionë e 250 mijë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 4.252.727.

Numri i të shëruarve në kontinent ka shkuar në 3.814.977 ndërsa numri i viktimave në 113.055.

Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Etiopi, Egjipt dhe Nigeri. Ndërkohë numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut dhe në Egjipt.

Unioni Afrikan më 29 mars nënshkroi një marrëveshje me kompaninë Johnson & Johnson për 220 milionë doza të vaksinës.

Unioni synon të vaksinojë 60 për qind të rreth 1.3 miliardë personave në kontinent për të arritur imunitetin e tufës.

Në kuadër të Programit Global të Qasjes në Vaksina COVID-19 (COVAX), në Afrikë janë dërguar vaksina kundër COVID-19 në mbi 45 vende.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *