Afrikë, zbulohen më shumë se 7 miliardë pemë të reja

Si rezultat i vëzhgimeve satelitore dhe kërkimeve nga shkencëtarët dhe ekspertët, thuhet se janë zbuluar më shumë se 7 miliardë pemë të reja në kontinentin e Afrikës.

Sipas të dhënave si rezultat i hulumtimit të zhvilluar në bashkëpunim me Organizatën për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) të OKB-së dhe Google-n, janë zbuluar zona pyjore që nuk mund të zbuloheshin më parë në kontinent.

Sipas llogaritjeve, më shumë se 7 miliardë pemë të reja janë zbuluar në Afrikë duke përdorur teknologjinë satelitore.

Më shumë se 350 ekspertë dhe shkencëtarë morën pjesë në studim, duke vëzhguar më shumë se 88 mijë vende në të gjithë kontinentin.

Në studim ku u analizuan ndryshimet në përdorimin e tokës, thuhet se më shumë se 7 miliardë pemë nuk mund të zbuloheshin më parë.

 Iniciativa e Murit të Madh të Gjelbër synon të parandalojë shkretëtirëzimin

Me Iniciativën e Murit të Madh të Gjelbër, e cila filloi për të ndaluar shkretëtirëzimin e tokave të punueshme, është planifikuar të krijohet një linjë pemësh 8 mijë kilometra e gjatë dhe 15 kilometra e gjerë në rajonin e Saharasë dhe Sahelit.

Në kuadër të nismës së Murit të Madh të Gjelbër, të nisur nga Unioni Afrikan në vitin 2007, parashikohet që 100 milionë hektarë tokë të gjelbërohen dhe deri në vitin 2030 të krijohen 10 milionë vende pune.

Falë iniciativës, 12 milionë pemë janë mbjellë tashmë në Senegal, 15 milionë hektarë tokë janë ndarë në Etiopi dhe janë përmbushur 18 për qind e objektivave të projektuara.

Thuhet se kur Iniciativa e Murit të Madh të Gjelbër të zbatohet plotësisht, do të parandalojë 250 milionë tonë emetime të karbonit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *