“Afro 300 mln dollarë deri në fund të 4-vjeçarit”/ zv.kryeministri Ahmetaj për pensionet: Minimumi i rritjes do jetë 5% në vit





arbenahmetaj

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj u shpreh se pensionet do të rriten çdo vit me 5%. Pavarësisht se nuk ishte saktësuar në programin e qeverisë, Ahmetaj deklaroi se shuma që do të vendosë në dispozicion qeveria për pensionet do të jetë 70 mln dollarë.

Në një intervistë për News24, numri dy i qeverisë thotë se kjo do të mundësohet përmes një mekanizmi të ideuar nga kryeministri Edi Rama dhe do të monitorohet në vijim për të parë funksionalitetin e saj.

“Fokusi jonë është i qartë dhe do tentojmë të rritemi mbi 4.5 % që do na lejojë çdo detaj. Rritja ekonomike me nivel 4.5% dhe lartë garanton financimin e të gjitha paketave. Kemi të domosdoshëm një konsolidim fiskal. U zgjeruam të financojmë nevojat për rindërtimin dhe pandeminë. Pagat që do jenë 40% për mjekët. Skema në minimum rritje me 5% në vit për pensionet. Do kthehet nga një politikë, ad-hoc e varur nga ecuria ekonomike, në një politikë rritje të përhershme. Do përdorim indeksimin përmes një inflacioni të posaçëm.

Shuma që ne mendojmë do injektojmë çdo vit është diku tek 70 mln dollarë në vit. Pensionet në raport me kontributin me përfitimin vijnë nga një histori 50-vjeçare. Duke qenë se sistemi ka nevojë të rri në këmbë, sigurisht nuk mund t’i ngremë me 40% menjëherë. Nëqoftëse do kemi një rritje me 5% në vit, fondit të pensioneve do i afrohen në fund të 4-vjeçarit, 300 mln dollarë. Është një instrument i ideuar nga kryeministri. Po e monitorojmë. Sistemi të rrijë në këmbë që të ketë garanci pensioni për të gjitha” – tha Ahmetaj.

Ndërsa për punësimet, Ahmetaj u shpreh se sot janë 680 mijë të punësuar, pa llogaritur ata që janë me dy punë. Për vendet e punës të humbura si pasojë e pandemisë, zv.kryeministri thotë se ato janë rimarrë.

“Në librat e shtetit, ditën që kemi marrë detyrën kanë qenë në 430 mijë, sot janë mbi 680 mijë të punësuar. Kemi rrimarë të gjitha vendet e punës që kemi humbur gjatë pandmisë. Injektimi që kemi bërë në ekonomi, kanë ruajtur 50 mijë vende pune. Situata në Shqipëri nga ana ekonomike nuk them se është rozë. Kjo është një betejë e përhershme” – tha Ahmetaj.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *