Afron vazhdimisht lojtarë nga Seria B, çudit Reja: Më vjen keq që shoh të huaj në këtë kategori










Futbolli italian është kthyer në një strehë të rëndësishme për futbollistët shqiptarë, të cilët janë të shumtë në numër në kategoritë kryesore në këtë vend. Nuk është aspak rastësi që si rrjedhojë e këtij fakti, në përfaqësuesen shqiptare A, por edhe ato të moshave, ka një koloni të mirëfilltë futbollsu7tësh të cilët tregojnë talentin e tyre në kampionatet e këtij vendi. Por trajneri Edi Reja, i cili ka shfrytëzuar shpesh këtë talent në përfaqësuesen shqiptare, duket se i mendon gjërat ndryshe dhe do të dëshironte më pak të huaj të paktën në Serinë B.

reja veseli

Në një intervistë të dhënë për “La Gazzetta Dello Sport”, ai ka folur qartësisht për një numër më të vogël lojtarësh të huaj në këtë kategori, ndoshta duke harruar se sa shqiptarë luajnë, apo kanë luajtur aty në vitet e fundit.

“Për t’u ngjitur në Serinë A, nevojiten djem me shumë uri. Shumë klube bëjnë gabimin që besojnë te lojtarë që vijnë nga kategoria elitare, të cilët janë afirmuar. Por në Serinë B nuk nevojiten emrat e mëdhenj. Mua më vjen keq edhe që shoh kaq shumë të huaj. Seria B duhet të jetë një trampolinë për djemtë tanë. Do të dëshiroja të shihja më shumë të rinj italianë”, ishin fjalët e trajnerit të përfaqësueses shqiptare në këtë intervistë.

Deklarata të çuditshme kur sheh se në edicionin e fundit Shqipëria ka përfituar nga prania në Serinë B të shumë futbollistëve shqiptarë të cilët luajnë rregullisht apo grumbullohen nga jo. Për shembull, në edicionin e kaluar, edhe kapiteni i Shqipërisë, Etrit Berisha, luante pikërisht në Serinë B. Bashkë me të, ishin edhe emra të tjerë të cilët me Rejan kanë luajtur një rol ët rëndësishëm në radhët e kuqezinjve duke qenë shpesh titullarë si Federik Veseli, Kastriot Dermaku e Ledian Memushaj. Pa harruar këtu edhe emra të tjerë të sezonit të kaluar si Arlind Ajeti, Emanuele Ndoj, Elhan Kastrati, Dean Liço apo edhe Nedim Bajrami, i cili spikati pikërisht duke luajtur në Serinë B me fanellën e Empolit dhe është kthyer në dëshirën e madhe të Rejas për përfaqësuesen kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *