Agim Baçi: PD në qorrsokak, Parlamenti i kthyer në një ndërmarrje

agim baci pd ne qorrsokak parlamenti i kthyer ne nje ndermarrje
agim baci pd ne qorrsokak parlamenti i kthyer ne nje ndermarrje

Analisti Agim Baçi në rubrikën “Opinion” në Neës24 tha se Partia Demokratike është në qorrsokak pasi është pozicionuar në mbrojtje të Sali Berishës, i shpallur “non grata” si nga SHBA ashtu edhe nga Britania e Madhe.

Baçi tha se edhe nëse nuk ka dosje, kjo është edhe më e rëndë, pasi i thonë politikisht se ne nuk të duam ty dhe të gjithë ne e dimë se sa e rëndësishme është qëndrimi i partnerëve strategjikë në Shqipëri.

“Parlamenti është kthyer në ndërmarrje, e kuptoj që deputetë të mazhorancës mund të mos flasin, mund të mos kontestojnë apo të bëjë debat, por edhe opozita këtë gjë po bën, që vend që deputetë të saj të shpalosnin programe, të bindnin qytetarët pse duhet të votojnë alternativën opozitare”, tha Baçi.

Analisti tha se kemi mbi 6 muaj që asnjë ndërkombëtar nuk bën një deklaratë që të kërkojë lirimin e Sali Berishës.

“Gjyqet që kanë të bëjnë me z. Berisha apo ai për vulën nuk mund të zgjaten kështu, pasi kanë të bëjnë me një forcë politike, me opozitën. Edi Ramës i është arrestuar gjysma e qeverisë dhe thotë ne bëjmë drejtësi, por si e bën drejtësinë ky?”, tha Baçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts