“Agjencia e medias, një tjetër instrument kontrolli e shantazhi”/ Deputeti Gjekmarkaj: Po ndërton kolonat ku mbahet tempulli i gënjeshtrave





Gjekmarkaj

Deputeti i Partisë Demokratike njëkohësisht dhe kryetari i Komisionit të Edukimit dhe Medias në Kuvend, Agron Gjekmarkaj ka reaguar për krijimin e një agjencie për mediat dhe informimin.

Sipas tij, ky është një instrument i ri propagande, kontrolli dhe shantazhi. Gjekmarkaj thotë se Rama po ndërton kolonat ku mbahet tempulli i gënjeshtrave.

“Në fund të fundit po bën atë qe di më mirë -po nderton kolonat ku mbahet tempulli i genjeshtrave të tij ! Është në të drejten e tij si korruptues dhe kontrollues i lirise se fjales dhe demokracisë në këtë vend  ta bëjë këtë siç është në të drejten e saj opozita e Shqiperisë për të mbrojtur lirinë e fjales , punetoret e saj, mediat nga shantazhi e presioni e vendosur më shumë se kurrë për çdo beteje në mbrojtje të fjales së lire” – thotë Gjekmarkaj.

Me ngritjen e kësaj strukture, Gjekmarkaj thotë se shtohet një tjetër armik dhe aggressor.

“Sot Opozita ka shume armiq dhe agresore, shoqeria gjithashtu , liritë dhe shpresat po kaq , nje i ri u shtua me “agjensinë” ! Shumë armiq shumë nder ! Beteja për sundimin e ligjit kunder sundimtarve nuk do të ndalet, nuk do të blihet, nuk do të mposhtet ! Ajo do të triumfojë ! Historia e progresit njerzor na e jep këtë leksion” – thotë Gjekmarkaj.

Reagimi i plotë i Agron Gjekmarkajt:

“Agjensia per mediat” fytyra e mandatit të tretë ! Një qeveri e cila “fitoren” e vet e mbeshteti tek “inxhinjeria elektorale” nuk pritet që të ketë vizione për ta shtuar demokracinë në vend ! E kunderta është e vertete dhe logjike, minimi i saj me të gjitha menyrat !

Shenja e parë pas mashtrimit elektoral ishte vete qeveria ku si sukses paraqiti vetem numerin e madh të zonjave në të por që në vetvete është një ekzekutiv sa qesharak aq i demshem! E para nga ligjerimi publik i prezantimit.

Një gjuhë papagalli, me parulla të shperlara dominoi hapesiren akustike të parlamentit. Disa idiotesi varg e vister si dhëmbë ari në gojen e qeverisë shkelqyen gjithëaq ! Asgjë  konkrete për të ndihmuar qytetaret pos zërit të qashtër ku spikat r-ja e butë dhe e lemuar !

E demshme se asnjë prej tyre nuk ka personalitet as prefesional as politik e as publik për të permbushur profilin e ministrit!  Shumë mirë permbushin një tjeter rrol atë të hyzmeqarve lepe peqe të Kryeministrit -Vezir i madh !! Akti i dytë pas pispillosjes fotografike që vendimi i keshillit të ministrave per “Agjensinë per mediat” një imitim gebelsian në brendi për të shtuar një tjeter instrument propagande, kontrolli e shantazhi!

Në fund të fundit po bën atë qe di më mirë -po nderton kolonat ku mbahet tempulli i genjeshtrave të tij ! Është në të drejten e tij si korruptues dhe kontrollues i lirise se fjales dhe demokracisë në këtë vend  ta bëjë këtë siç është në të drejten e saj opozita e Shqiperisë për të mbrojtur lirinë e fjales , punetoret e saj, mediat nga shantazhi e presioni e vendosur më shumë se kurrë për çdo beteje në mbrojtje të fjales së lirë!

Sot Opozita ka shume armiq dhe agresore, shoqeria gjithashtu , liritë dhe shpresat po kaq , nje i ri u shtua me “agjensinë” ! Shumë armiq shumë nder ! Beteja për sundimin e ligjit kunder sundimtarve nuk do të ndalet, nuk do të blihet, nuk do të mposhtet ! Ajo do të triumfojë ! Historia e progresit njerzor na e jep këtë leksion !

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *