Agjencia Europiane e Barnave: Do vlerësojmë efektet e Astra Zeneca, të enjten përgjigjja për sigurinë e vaksinës

AMSTERDAM

“Mijëra persona kanë pasur mpiksje të gjakut, ne duam të shohim nëse ka ndonjë lidhje me vaksinën AstraZeneca. Kështu ka thënë kryetarja e Agjencisë së Barnave në Evropë (EMA), Emer Cooke gjatë konferencës që EMA po mban për vaksinën e AstraZenecës.

Ajo ka thënë se rreziku i përfitimit është më i lartë se i humbjes. Gjatë fjalës së saj ajo shtoi se ekspertët e EMA-s po vijojnë që të analizojnë dhe hetojnë rastet që kanë shfaqur efekte si mpiksje gjaku dhe çrregullime tromboembolike në mënyrë që të dalin në një përfundim. Cooke gjithashtu tha se në një situatë të tillë ku po vaksinohen miliona njerëz kjo gjë është e pritshme.

“Nuk ka indikacione se vaksinimet mund të kenë shkaktuar këto ngjarje” por EMA po kryen “një analizë rigoroze të ngjarjeve tromboembolike” dhe po vlerëson “reagimet e dyshimta rast pas rasti”-shtoi Emer Cooke,

Ne kemi tërhequr raste nga i gjithë rrjeti me ekspertizë specifike në mpiksjen dhe çrregullimet tromboembolike, kështu që është një proces i vazhdueshëm. Unë nuk jam këtu për t’ju dhënë rezultatin e ndonjë rishikimi shkencor, unë jam këtu për të shpjeguar hapat në proces se çfarë po bëjmë dhe kur mund të prisni që ne të vijmë në një përfundim. Një situatë si kjo nuk është e papritur kur vaksinoni miliona njerëz. Ne do të vijmë në një përfundim ditën e enjte për të parë nëse nevojiten veprime të reja”përfundoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *