Agjencia Evropiane e Barnave pritet të publikojë rezultatet e hetimit për AstraZeneca-n

Enti mbikëqyrës i Bashkimit Evropian për barnat pritet të publikojë sot rezultatet fillestare të hetimit nëse ekzistojnë lidhje midis vaksinës AstraZeneca dhe rasteve me mpiksje gjaku tek ata që vaksinohen.

Agjencia Evropiane e Barnave ka analizuar 30 çrregullime me mpiksje gjaku midis 5 milion njerëzve në BE që kanë marrë vaksinën AstraZeneca. Ekspertët po përpiqen mes të tjerash të përcaktojnë nëse përqindja e këtyre rasteve është më e lartë se sa ajo që vërehet normalisht mes popullatës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të mërkurën se po kryen vlerësimin e saj të të dhënave lidhur me sigurinë e vaksinës. Ajo tha se përfitimet nga vaksina janë më të mëdha se sa rreziqet e saj.

“Në fushatat e gjera të vaksinimit, është e zakonshme që vendet e ndryshme të sinjalizojnë efekte të mundshme negative pas imunizimit,” tha organizata në një deklaratë. “Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se incidentet janë të lidhura me vetë vaksinimin, por është praktikë e mirë që ato të hetohen.”

Shqetësimet në lidhje me vaksinën nxitën një numër vendesh të BE-së të ndërpresin përdorimin e saj, duke përfshirë Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Spanjën.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shprehu dje besim te AstraZeneca, por vazhdoi kritikat ndaj ritmit të livrimit të vaksinave nga kompania.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *