Agjencia Evropiane e Hapësirës prezanton astronauten ‘Barbie’

Një kukull barbie version i astronautes italiane Samantha Cristoforetti është dërguar në një fluturim me gravitet zero. Kjo kukull u krijuar nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) dhe prodhuesi i lodrave Mattel me synimin për të frymëzuar vajzat e reja që të bëhen gjenerata e ardhshme e astronautëve, inxhinierëve dhe shkencëtarëve të hapësirës.

Si pjesë e projektit, kukulla e ngjashme e Cristoforetti tregoi përgatitjen që një astronaut duhet të bëjë para se të niset në hapësirë, duke udhëtuar dhe në një fluturim me gravitet zero nga një bazë e ESA në Gjermani.

  • foto galeri

“Barbie Samantha tashmë ka qenë në një fluturim kështu që ajo tashmë ka një përvojë me mungesën e peshës “Unë me të vërtetë shpresoj se mund tëfeymëzojmë, veçanërisht vajzat e reja. Ne jemi shumë të interesuar të frymëzojmë brezin e ardhshëm, duke pasur djem dhe vajza që duan të ndjekin karriera që kanë të bëjnë me eksplorimin, shkencën dhe teknologjinë. Kjo javë kushtuar hapësirës i dedikohet posaçërisht grave për të vazhduar karrierën në hapësirë,” tha Cristoforetti.

Një pjesë e të ardhurave nga shitjet e kukullës në Evropë do të shkojnë për organizatën jofitimprurëse “Gratë në Evropën Hapësinore”. Bashkëpunimi ESA-Mattel filloi në vitin 2019, ndërsa astronautja e parë “Barbie” u krijua në 1965.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *