Agjencia për Barnat në SHBA pezullon përdorimin e Johnson & Johnson

13:53 13/04/2021

Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) dhe Agjencia për Barnat dhe Ilaçet në SHBA (FDA) kanë rekomanduar që të pezullohet përdorimi i vaksinës së Johnson & Johnson, mbi raportimet se ka pasur 6 raste të shfaqjes së mpiksjes në gjak.

Një zyrtar tha për CNN se agjencitë shëndetësore amerikane kanë marrë seriozisht të gjitha shqetësimet për mpiksje gjaku nga kjo lloj vaksine.

Ky njoftim i FDA-së dhe CDC-së nënkupton që të gjitha agjencitë shëndetësore federale amerikane që kanë administruar më herët vaksinën Johnson & Johnson të ndalojnë për momentin përdorimin e saj. Agjencitë rekomandojnë që edhe shtetet të bëjnë të njëjtën gjë.

“FDA dhe CDC d të ndalojnë përdorimin e vaksinës në qendrat federale dhe nxisim shtetet që të bëjnë të njëjtën gjë deri në ekzaminimin e çështjeve të sigurisë”, thuhej në një raport.

6 rastet me mpiksje gjaku janë femra nga moshat 18 deri në 48 vjeçe. Prej tyre njëra ka vdekur, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje kritike në spital.

Sipas agjencive shëndetësore edhe në Europë janë të paktën 4 raste të pazakonta mpiksjeje gjaku që janë raportuar tek të vaksinuarit me Johnson & Johnson. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *