Agjencia për Media dhe Informim/ Rama i përgjigjet shqetësimit të gazetarëve: Ju jap fjalën që do shkrihet nëse më sillni një arsye që bën sens. Ja çfarë thotë ambasadori Soreca








Kryeministri Edi Rama u ka dhënë përgjigje shqetësimit të gazetarëve sot për ngritjen e Agjencisë për Media dhe Informim. Sipas Ramës, qëllimi i kësaj agjencie është krejt i kundërt nga ajo që kanë kuptuar gazetarët.

Rama ftoi organizatat në dialog organizatat ndërkombëtare për lirinë e medias dhe tha se agjencia do të shkrihet nëse “më sillni një fakt që bën sens”.

edi rama per agjencine

Pyetje: Gjashtë organizata ndërkombëtare për lirinë e medias i kanë kërkuar të tërhiqet nga ngirtja e agjencisë për media dhe informim dhe i kanë kërkuar BE të mbajë një qendrim.

Soreca: Mendoj se sot kemi diskutuar gjatë për lirinë e fjalës e të shprehurit në raport do gjeni dhe përgjigjen e pytjes suaj që ka të bëjë me agjencinë për median dhe informimin.

Medias duhet t’i jepet akses në aktivitetet e qeverisë, insitucionet në mënyrë të tillë që e lejon median të kryejë detyrat e saj.

Edi Rama: A e dini ju të 6 organizatat cfarë është agjencia ? Modestisht mendoj se nuk e keni idenë për cfarë flisni kur ngrini këtë shqetësim.

Megjithatë jam i gatshëm që të 6 organizatat t’i pres personalisht, e të ulemi e si të dëshironi ju me kamerat tuaja pa kamerat tuaja me magnetofon, të flasim ju të pyesni ne tu japim llogari e në fund të kuptoni që kjo agjenci është e kundërta e asaj që thoni ju, komplet e kundërta, është një mekanizëm për të garantuar transparencën maksimale në raport me ju.

Për të garantuar që nëse ju hasni një problem me një institucin dhe pengoheni të merrni informacion zyrtar ju ti drejtoheni këtij mekanizmi e të thoni po na pengon institucion filan e ky mekanizëm të vihet në dispozicin për ju.

Për të tjerat jam i gatshëm kur të doni kë të doni unë do vij pranë jush e do jap llogari se keni një keqkutim kaq të madh sa është për të ardhur keq.

Përpara se të flisni shqip me qeverinë tuaj mbushni botën me alarme false për fantazma që janë në imagjinatën tuaj që nuk ekzisotojnë.

Ju jap fjalën që nëse ju nga dialogu që do kemi do të arrini në përfundmin që kjo agjenci duhet hequr, unë do e heq, ju jap fjalën do e heq, por mbasi të sillni një fakt një provë një aryse që bën sens agjencia do shkrihet, ama në të kundërt ju mund të bëni ca të doni, por ju duhet tu shkruani gjithë këtyre njerëzve që i keni alarmuar që na falni por ishte alarm fals.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *