Agjencia që zëvendëson SHÇBA, nga sot me ligj të veçantë! Çfarë parashikohet në institucionin e ri për kontrollin e Policisë









Kuvendi pritet të votojë sot edhe ligjin për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, e cila zëvendëson Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit.

SHCBA-1

I propozuar që në legjislaturën e kaluar, maxhoranca socialiste priti opozitën në diskutimet për këtë ligj, të cilin ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm. Ligji i ri i përbërë prej 88 nenesh përcakton qartë kriteret që duhet të kenë anëtarët dhe drejtuesit e kësaj strukture të re në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Në ligj thuhet se: “Punonjësit i ndalohet të marrë pjesë në veprimtari politike, brenda ose jashtë orarit zyrtar, apo të shprehë publikisht bindjet dhe preferencat e tij politike dhe të jetë anëtar i një partie apo organizate politike dhe të cenojë natyrën e depolitizuar të institucionit; c) të mbështesë fushatën e një partie, duke marrë pjesë ose kontribuar fizikisht ose financiarisht.

Punonjësi i Agjencisë është i detyruar të shmangë çdo konflikt ndërmjet interesave të tij privatë dhe interesit publik në ushtrimin e detyrës. Agjencia pranon donacione nga persona fizikë e juridikë, vendas apo të huaj, me përjashtim të personave që janë në konflikt interesi me veprimtarinë e Agjencisë. Pushimi vjetor i pagueshëm është 30 deri në 45 ditë kalendarike dhe jepet i shkallëzuar, sipas niveleve e funksioneve”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.