Agjencia shëndetësore e BE-së paralajmëron: Sezoni i gripit mund të jetë i rëndë për të moshuarit

Të moshuarit mund të përballen me një sezon të vështirë të gripit. Pandemia e Covid e cila vijon të mbetet shqetësuese për sistemin shëndetësor, mund të mbingarkojë edhe më shumë situatën.

Agjencia shëndetësore e BE-së ka paralajmëruar një situatë shqetësuese në Europë.

Agjencia e monitorimit bëri me dije se në Kroaci qarkullimi i gripit ka kaluar pragun sezonal shumë më herët, ndërsa lloji i cili po qarkullon më shumë këtë vit është A (H3N2) që prek më shumë të moshuarit.

“Një rritje e madhe e gripit gjatë pandemisë Covid mund të ketë pasoja serioze për të moshuarit dhe mund të vendosë një barrë shtesë për sistemet shëndetësore tashmë të rënduara edhe nga Covid”, ka thënë kreu i programit të ECDC  , Pasi Penttinen.

Ndërkohë vaksinat kundër koronavirusit dhe gripit ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjeve të rënda shtoi më tej Penttinen.

Sipas agjencisë dhjetëra, mijëra njerëz vdesin nga komplikacionet e gripit çdo vit në Bashkimin Europian, ndërsa qindra mijëra njerëz shtrohen në spital për të marrë trajtim mjekësor kundër gripit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *