Agjenti i Lukakut zbarkon në Milano, habit me deklaratën: Nuk jam këtu për Romelun, por për një tjetër sulmues








Agjenti i Lukakut, Frederiko Pastorelo është parë ditën e sotme në zyrat e Interit, por kjo ka shqetësuar tifozët zikaltër të cilët kanë aluduar për një largim të mundshëm të belgut.

lukaku

Por në daljen e tij nga selia e Interit, Pastorelo ka shuar të gjitha zërat duke treguar dhe arsyen e vërtetë të pranisë së tij në selinë e Interit.

“Sot kemi bërë një përmbledhje të situatave të ndryshme, mendoj se Interi është i sigurt për të ardhmen e Lukakut. Ai momentalisht ndodhet me pushime dhe nuk ka asnjë problem.

Erdha të flas për Keita Balde, Interi është i interesuar për të. Inzagi e njeh mjaft mirë dhe tani të shohim’’, tha Pastorelo.

Agjenti zbulon kështu një objektiv të Interit, i cili është sulmuesi Keita Balde. Senegalezi aktualisht aktivizohet tek Sampdoria, por më parë ka qenë pjesë e Interit në sezonin 2018-2019.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *