Agresioni rus do të renditet si shkelje e ligjit ndërkombëtar

15:24 07/04/2022

Grupi i G7 u shprehën të gatshme për të dërguar pajisje ushtarake për të ndihmuar Ukrainën

Vendet e G7 kanë deklaruar se imazhet e të trupave të torturuar, ekzekutimet dhe raportet e dhunës seksuale “tregojnë fytyrën e vërtetë të luftës brutale të Rusisë”. Ministrat e Jashtëm lëshuan një deklaratë të përbashkët pas takimit me homologun e tyre ukrainas, Dmytro Kuleba.

Grupi tha se masakrat në qytetin e Buçës dhe zona të tjera ukrainase që kanë qenë nën agresionin rus, do të renditen si shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar. Kuleba paralajmëroi Rusinë kundër çdo abuzimi të mëtejshëm të ligjit, duke i bërë thirrje presidentit Vladimir Putin të lejojë punonjësit humanitarë në zonat e konfliktit për të ofruar ndihma dhe për të evakuuar në mënyrë të sigurt civilët.

Këto shtete u shprehën të gatshme t’u jepte forcave të armatosura të Ukrainës më shumë para dhe pajisje ushtarake për t’u mbrojtur. Ndërkaq qeveria ukrainase ka akuzuar Hungarinë se po ndihmon Rusinë të vazhdojë agresionin e saj, mes një mosmarrëveshjeje të përkeqësuar mes vendeve fqinje.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.