Agresioni rus/ Kryeministri spanjoll takon Zelenskyn në Kiev: Mbështesim Ukrainën pa marrë parasysh çmimin për të paguar

agresioni rus kryeministri spanjoll takon zelenskyn ne kiev mbeshtesim ukrainen pa marre parasysh cmimin per te paguar

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ‘akuzoi’ disa nga partnerët perëndimorë për zvarritjen e panit për të trajnuar pilotët e Kievit për të fluturuar me avionë luftarakë.

“Ne ramë dakord dhe koalicioni i vendeve që janë gati të fillojnë stërvitjen për pilotët ukrainas, por nuk ka një orar të misioneve stërvitore. Besoj se disa partnerë e zvarritin. Pse e bëjnë këtë? Nuk e di”, tha Zelensky.

Gjatë konferencës së përbashkët kryeministri spanjoll deklaroi se do të vijojnë të mbështesin Ukrainën pa marrë parasysh çmimin, ndërsa premtoi 55 milionë euro shtesë për të ndihmuar vendin e shkatërruar nga lufta përfshirë më shumë tanke leopard.

“Doja t’ju them se ne do të mbështesim Ukrainën pa marrë parasysh çmimin për të paguar, se ne do të jemi me ju në arritjen e aspiratave tuaja për të qenë një vend i lirë dhe sovran që vendos vetë fatin e tij si anëtar i familjes evropiane”, u shpreh Pedro Sanchez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts