Agresioni rus mund të çojë në rënien e Europës

agresioni rus mund te coje ne renien e europes
agresioni rus mund te coje ne renien e europes

12:26 12/04/2022

Eksperti britanik: SHBA po fiton më shumë nga kjo luftë dhe me kalimin e kohës mund të dobësojë Rusinë

Kriza e vazhdueshme e Ukrainës do të përshpejtojë rënien europiane. Gjatë një interviste ekskluzive me televizionin qendror të Kinës, Martin Jacques, një ish-bashkëpunëtor i lartë i Departamentit të Politikës dhe Studimeve Ndërkombëtare në universitetin e Kembrixhit është shprehur se agresioni rus e ka origjinën nga mentaliteti i vjetëruar i Luftës së Ftohtë.

“Mund të kishte pasur një lloj të ri arkitekture sigurie pas rënies së Bashkimit Sovjetik, por nuk kishte asnjë përforcim sigurie përveç një shtrirjeje progresive të NATO-s drejt lindjes. Pra, ajo që ndodhi në fund ishte se Rusia e u ndje e mërzitur për këtë”.

Martin vuri në dukje se SHBA jo vetëm që mund të dobësojë Rusinë, por edhe të rrisë varësinë e Evropës nga Shtetet e Bashkuara. Administrata amerikane e ka vënë të gjithë Europën në vijën e parë të përballjes me Rusinë.

“Në një farë mënyre Shtetet e Bashkuara nuk mund të humbasin. Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, Europa është duke u larguar nga Shtetet e Bashkuara. Tani Shtetet e Bashkuara kanë gjetur një mënyrë në të cilën aleanca e vjetër mund të të forcohet përsëri. Pra, unë mendoj se Amerika është një fitues i madh në këtë luftë”.

Jacques shtjelloi më tej se Europa është humbëse në konfliktin Rusi-Ukrainë, pasi kjo është një luftë civile brenda saj, që do të çojë vetëm në rënien e kontinentit e cila do të jetë më e madhe se ajo e Amerikës në të ardhmen.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts