Agresioni rus, Zelensky: Betejat janë të ashpra, por ne po ecim përpara

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka publikuar fjalimin e tij të radhës të natës, ku flet për beteja të ashpra. Sipas mediave të huaja, ai ka thënë se, pavarësisht shiut dhe luftimeve të ashpra, forcat ukrainase kanë bërë përparim.

“Betejat janë të ashpra, por ne po ecim përpara dhe kjo është shumë e rëndësishme. Humbjet e armikut janë pikërisht ato që na duhen. Edhe pse moti është i pafavorshëm këto ditë – shirat na e vështirësojnë detyrën – forca e luftëtarëve tanë ende jep rezultate dhe falënderoj të gjithë ata që janë në luftime tani, të gjithë ata që mbështesin brigadat tona luftarake në zonat përkatëse”, tha ai. Ukrainasit thonë se tani kanë marrë gjithsej shtatë vendbanime pas nisjes së kundërsulmit.

Fjalimi i tij vjen në kohën kur forcat ukrainase kanë rimarrë disa vendbanime, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rifituar që nga fillimi i kundërofensive të javës së kaluar në shtatë, thotë zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar. Në Telegram, Maliar tha se shtatë vendbanime ishin marrë gjatë javës së kaluar. Siç vënë në pah mediat, vendbanimet shkojnë përgjatë një linje nga perëndimi në lindje, rreth 60 milje të gjatë, vetëm në juglindje të qytetit të Zaporizhzhia. Dhe ky është përparimi më i shpejtë i Ukrainës për shtatë muaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts