Aguero i dërgon mesazh ekipit, Barcelona gjen pasuesit në Premier Ligë








Sulmuesi i Barcelonës, Serxhio Aguero, ka thyer heshtjen dhe ka folur rreth gjendjes së tij që pas shtrimit në spital si pasojë e një problemi kardiak.

aguero

Argjentinasi ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i përçuar një mesazh të ngrohtë tifozëve dhe stafit të Barcelonës. Argjentinasi ka lënë spitalin dhe duke komentuar në rrjetet sociale ka shkruar:

“Ju faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe mbështetjen. Tani është koha të marr veten dhe të presim se çfarë do të na rezervojë e ardhmja. Deri atëherë një përqafim për të gjithë”.

Kujtojmë se Aguero u diagnostikua me takikardi dhe do të qëndrojë të paktën 3 muaj larg fushave. Ndërkaq, mediat spanjolle kanë bërë me dije se klubi katalanas ka nisur të mendojë për zëvendësuesin e Agueros në merkaton e janarit. Sipas “Sport”, në plan të parë janë sulmuesi i Arsenalit, Aleksandre Lakazet, si dhe sulmuesi i Mançester Junajtidit, Edinson Kavani.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *