“Ahmetaj duhej të përballej me akuzat, jo të ikte”, Zogaj: Rama ka përgjegjësi që zgjedh këta zyrtarë, është krijues i sistemit të korrupsionit në vend

ahmetaj duhej te perballej me akuzat jo te ikte zogaj rama ka pergjegjesi qe zgjedh keta zyrtare eshte krijues i sistemit te korrupsionit ne vend
ahmetaj duhej te perballej me akuzat jo te ikte zogaj rama ka pergjegjesi qe zgjedh keta zyrtare eshte krijues i sistemit te korrupsionit ne vend

Analisti Preç Zogaj thotë se përgjegjësia për korruptimin e çdo zyrtari është individual, por kryeministri Rama ka përgjegjësi që zgjedh zyrtarë që korruptohen.

Gjatë një intervistë për emisionin “Kjo Javë” të Nisida Tufës në News24, ai paralajmëron një furtunë arrestimesh lidhur me çështjen e inceneratorëve.

A iu la kohë Ahmetajt që të ikte dhe a mban kryeministri përgjegjësi politike për ikjen nga hetimi i Ahmetajt?
Kjo është një temë që ka edhe pak konspiracion. Sa kohë që kishte imunitet nuk mund të ndalohej askund. Mund të mendohej që Parlamenti edhe mund të mos ia hiqte imunitetin. Ahmetaj ka zgjedhur vetë që të ikë. Mendoj se ikja nga akuzat i pohon akuzat, nuk është se i zhvlerëson. Ai e di që këtu nuk mund të ketë drejtësi jakobinë. E reja këtu është normalizimi i hetimit. SPAK po normalizim hetimin në sferat e larta pa marrë parasysh funksionet dhe personat që po hetohen. Kjo është kthesa e madhe që po ndodh në Shqipëri. Pastaj është gjykata që do të flasë. Nuk bëhet drejtësi nga foltoret apo nga studiot e televizioneve.

Rama në raport me reformën në drejtësi, a është kaq i dashur sa duket me këtë reformë?
Për mua jo. Rama më shumë është shfaqur si kalorës i reformës në drejtësi, por ka bërë përpjekjet e tij. Prandaj është konfrontuar me SHBA-në. Atij i është lexuar loja që në një dorë mbante flamurin e kalorësit, kurse me dorën tjetër ka bërë përpjekje për të ndikuar, për të vënë njerëz që janë të lidhur me enturazhin e PS-së. Dje Rama ka bërë një deklaratë ku apologjia e tij për reformën në drejtësi është e saktë. Qëndrimi i tij ndaj Ahmetajt dhe të tjerë eksponentë socialistë të dënuar, është një qëndrim normal. Përgjegjësia është gjithmonë individuale, nuk ka përgjegjësi në grup.

A ka Rama përgjegjësi për inceneratorët?
Përgjegjësia është individuale, dakord që kush do të mbushë xhepat e tij, ka probleme, por këtu është një problem tjetër shumë i madh. Rama është një ndër krijuesit kryesorë të sistemit që e krijon korrupsionin. Në qoftë se ti zhduk garën, pret që të mos ketë njerëz që nuk marrin 20-30% në një dorë te tenderat. Nëse ndërton një sistem ku privilegjohet një klientelë, pret që të mos ketë zyrtarë që nuk korruptohen. Këtu është zhdukur llogaridhënia edhe në zgjedhje. Rama dhe PS ia kanë dalë të zhdukin llogaridhënien edhe para zgjedhjeve. Perceptimi i publikut është i saktë. Këtu shumica dërrmuese e zyrtarëve të Ramës shkojnë për tu pasuruar. Kush kapet dënohet, por kush mban përgjegjësi për këtë sistem që krijon korrupsionin. Besoj se do të dalin një numër i madh urdhër arrestesh për inceneratorët. Është një kënetë e madhe. Ti që i zgjedh këta njerëz ke ndonjë përgjegjësi? Kush të lë ty të gabosh kaq shumë, nëse e marrim që ai e ka dorën jashtë. Ti që gabon kaq shumë në zgjedhjen e njerëzve, mban ndonjë përgjegjësi?

Dako, Ahmetaj apo ngjarje të tjera të bujshme që kanë ndodhur, i tronditin themelet e kësaj qeverie?
Patjetër, unë besoj që po. Njerëzit nuk janë dele, shumica dërrmuese e njerëzve e kuptojnë që korrupsioni masiv rëndon në mirëqenien e tyre. Sigurisht që qeveria e tij merr një njollë nga gjithë këto skandale. Rama është një pemë por kur i shkulen një nga një pemët që e rrethojnë, lirohen edhe rrënjët e pemës kryesore.

Kemi ende një kryeministër me kokën lart?
Rama diçka do të thotë se është kryeministër. Morën një vendim për të lejuar SPAK të hetojë, kjo duhet përshëndetur. PS do të bënte vetëvrasje nëse ndalohet hetimi. Hetimi duhet të normalizohet. Edhe kur del i pafajshëm nga hetimi është një gjë pozitive. Këtu bëhen të gjithë pis, ndërkohë që jo të gjithë janë pis.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts