“Air Albania” mbyll dyert, FSHF zyrtarizon stadiumin për ndeshjet e shtatorit dhe shitjen e biletave










Kombëtarja shqiptare e futbollit do të kthehet në fushën e lojës në fillimin e muajit shtator për tre sfidat e vlefshme për kualifikueset e Botërorit ndaj Polonisë, Hungarisë e San Marinos. Por kuqezinjtë nuk do të jenë në “Air Albania” për këto sfida, pasi stadiumi në fjalë nuk është për momentin në gjendje për të pritur ndeshje futbolli.

Kombetarja Tifozet

FSHF ka nisur rishtrimin e tapetit të barit, i cili ishte shqetësimi më i madh në këtë impiant që kur ai hapi dyert. Tashmë po vendoset bari hibrid dhe ky proces pritet të përfundojë në gjysmën e muajit shtator. Ndaj impianti nuk do të jetë gatoi për këto ndeshje dhe përfaqësuesja shqiptare do të zhvendoset në “Elbasan Arena” për ndeshjet e saj.

Konfirmimi ka ardhur nga zyra për shtyp e FSHF-së, e cila ka bërë të ditur se këtë fundjavë do të dalin në shitje edhe biletat për ndeshjen kundër San Marinos dhe Hungarisë pasi tashmë stadiumet do të jenë me kapacitet 30% për tifozët, sipas normativave ligjore aktuale.

NJOFTIMI I FSHF
Shtatori rikthen Kombëtaren, me përfaqësuesen shqiptare që është e impenjuar në tre ndeshje zyrtare të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, ndaj Polonisë në transfertë më 2 shtator dhe Hungarisë e San Marinos në 5 dhe 8 shtator që do të luhen në shtëpi.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se dy ndeshjet brenda do të zhvillohen në stadiumin “Elbasan Arena”, në ndryshim nga ndeshja me Anglinë e muajit mars që u luajt në stadiumin “Air Albania”. Shkak i këtij spostimi të paparashikuar është investimi për rinovimin e fushës. Investimi parashikon një tapet të ri hibrid, i cilësisë dhe standardeve më të larta ndërkombëtare, që pritet të jetë gati në mesin e muajin e shtator.

Sakaq bëjmë me dije se biletat për dy ndeshjet ndaj Hungarisë dhe San Marinos do të dalin në shitje ditën e shtunë, datë 21 gusht 2021. Për detaje në lidhje me biletat publiku do të njoftohet përmes kanaleve zyrtare të FSHF-së në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *