“Ajo që ndodhi ditën e djeshme ishte një ngjarje e shëmtuar”, shpërthejnë “Tifozat Kuq e Zi”: Lobimi serb ka punuar aq fort sa…

Tifogrupi i Kombëtares “Tifozat Kuq e Zi”, përpara zhvillimit të ndeshjes së djeshme Shqipëri -Angli vendosëm të përgatisnim një koreografi me anë të së cilës donim t’ju jepnim zemër çunave kuqezi.

pjimage

“Sytë dhe zemrën te ju”, ishte mesazhi i shkruar në mbështetje të lojtarëve, ndërsa në banderolën e madhe ishin simbolikisht ultrasit me fanellat e Aleksandrit të Madh, Pirros së Epirit, Dedë Gjo Lulit dhe Skënderbeut. Gjithashtu, TKZ kishin vendosur edhe figurën e Adem Jasharit, por UEFA nuk e ka lejuar dhe ndeshja ka nisur pa të. Ndërkohë nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, “TKZ” e ka cilësuar si ngjarje të shëmtuar heqjen e banerit të Adem Jasharit.

REAGIMI I TKZ-së:

Përpara zhvillimit të ndeshjes së djeshme Shqipëri vs Angli vendosëm të përgatisnim një koreografi me anë të së cilës jo vetëm që donim t’ju jepnim zemër çunave por edhe të përfaqësonim të gjithë ata shqiptarë që do të donin të ishin në krah të Kombëtares në një kohë kur prezenca fizike nuk ju lejohet.

Me anë të mesazhit “Me sytë dhe zemrën te ju” u treguam djemve se ishim me ta si në çdo ndeshje tjetër.

Po ashtu, bashkë me këtë mesazh zgjodhëm të “ulnim” në shkallët e stadiumit pesë heronj të historisë tonë. Por pasi kjo koreografi u shpalos në stadium dhe ne na larguan për arsye sigurie, UEFA kishte nisur ispektimin e koreografisë.

Pas kësaj morëm vesh nga ekranet që ata kishin vendosur të hiqnin nga pjesa e koreografisë fotografine e Bacës Adem duke e lënë të paplotë koreografinë tonë.

Edhe pse ne nuk ishim në shkallët e stadiumit, ajo që ndodhi ditën e djeshme me fshehjen e Bacës Adem ishte një ngjarje e shëmtuar.

Nuk e dimë ende se cili është arsyetimi apo konkluzioni që UEFA na ndalon ti shpalosim heronjtë tanë kombëtar.

Luftrat kanë mbaruar dhe ne jemi për paqe, por mesa duket lobimi serb ka punuar aq fort në UEFA sa për ta larguar tmerrin e tyre, Adem Jasharin nga stadiumi.

Ai është ende gjallë dhe mes nesh, kështuqë do e keni sërish në çdo ndeshje e stadium, doni apo s’doni ju.

TKZ

PANORAMASPORT.AL

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *