“Akademi për barinjtë” / Ministrja e Bujqësisë sqaron: U keqkuptua! Nuk e kemi shpikur ne, por e kemi marrë nga Anglia e Zvicra! Ja qëllimi i saj








Deklarata e ministres së Bujqësisë pak ditë më parë se do të krijohet një Akademi për barinjtë shkaktoi debate dhe ironi të shumta.

Por sot, ministrja Frida Krifca bëri një sqarim, duke thënë se kjo nuk është një eksperiencë e shpikur nga Shqipëria, por edhe vende të tjera e kanë aplikuar këtë praktikë.

Teksa solli shembull Zvicrën, Anglinë dhe Spanjën, ministrja sqaroi se përmes mbështetjes që i bëhet sektorit të blegtorisë synohet të zgjidhet migrimi i njerëzve nga ky profesion.

“Dua të bëj një shpjegim dhe me një keqkuptim të ndodhur me artikulimin e fjalës akademi. Unë i kam kërkuar ndjesë koleges time për mënyrës si ju drejtova është pjesë e emocioneve të mënyrës së komunikimit mes kolegëve, por e kuptova që nuk është mënyra e duhur. Tjetra në lidhje me fjalën akademi, kjo është një eksperiencë që ne nuk e kemi shpikur, e kemi parë në disa vende të botës, Zvicra, Anglia, Spanja, kanë një qasje drejt zgjidhjes së problemit të migrimit të njerëzve nga profesioni i blegtorit, i bujkut dhe i profesioneve të vështira të bujqësisë, të cilët po përpiqen ti adresojnë duke dhënë mbështetjen për formimin e tyre për ti angazhuar më tej në këto profesione. E kemi konsultuar dhe me donatoret. Ne kemi filluar që në 2018 që të mbështesim stanet me infrastrukturë me panele diellore  dhe të lehtësojmë jetën e këtyre profesionistëve në zanatin e vet. Është një program që do ta përforcojmë për të ruajtur traditën në fusha të tilla. Kjo nuk është vetëm e shprehur në blegtori apo në zanatin e barinjve, por edhe në zanate të tjera të fermerëve të rinj që i bashkohen blegtorisë”, u shpreh ministrja ne Komisionin e Ekonomise.

CFARE THA MINISTRJA 4 DITE ME PARE

“E dimë që blegtoria ka një rënie, sepse është e vështirë. Nuk duan njerëzit të shkojnë në mal të jenë barinj, është e vështirë. Duan të bëjnë një profesion tjetër që është më i lehtë për ta. Pse nuk shkon ti të bëhesh bari?! (iu drejtua ministrja njëri prej deputetëve). Është e vështirë. Nuk është vetëm çështje shkolle. Është një profesion i trashëguar, të cilin duam ta ruajmë dhe çfarë do bëjmë ne që ta ruajmë? Do incetivojmë të rinj, do shkojmë ti gjejmë, do bëjmë një Akademi për ta. Do bëjmë një grup njerëzish, do t’i themi ‘ti futu në këtë profesion, ti mbaje dhe ne do të subvencionojmë për këtë gjë’. Jo për krerë thjesht për faktin që ti e mban tufën. Jemi të vetëdijshëm edhe për këtë problem.

Duam të financojmë fermat blegtoralë të mëdha që japin produktivitet. Të mos mbajnë nga një lopë në oborrin e vetë fermerët, por të bashkohen

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *