Akademia e arteve ndriçohet me ngjyrat amerikane për sulmet e 11 shtatorit, ambasadorja Kim: Jemi krenar për solidaritetin e shqiptarëve





yurikim11shtatori

Ambasadorja amerikane ka përshëndetur mbështetjen e shtetit shqiptar për sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA.

Diplomatja amerikane ka postuar një foto në rrjetin social Twitter të akademisë së arteve në Tiranë ku janë ndriçuar ngjyrat e flamurit të SHBA-së.

Kim shkruan se ky gjest e ka prekur teksa shpreh mirënjohjen ndaj Shqipërisë për mbështetjen e dhënë për SHBA-në.

“U preka kur pashë që qyteti i Tiranës ndriçoi ngjyrat e flamurit amerikan në kujtim të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA. Ne jemi krenar për miqësinë dhe solidaritetin e qytetarëve shqiptarë. Askush nuk mund të kërkonte miq më të mirë se ju” – shkruan Kim në Twitter.

Sot u shënua 20-vjetori i sulmeve terroriste në Neë York City në SHBA, ku 4 avionë u përplasën me kullat binjake duke shkaktuar mbi 2 mijë viktima e duke plagosur mijëra të tjerë.

Mes viktimave të asokohe ishin dhe 3 qytetarë amerikano-shqiptarë. Politika shqiptare ka dhënë mesazhë mbështetëse për këtë ditë në përkujtim të viktimave.

Presidenti Meta tha se  Shqipëria dhe SHBA janë të bashkuara në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë. Kryeministri Rama tha se 11 shtatori hyri në histori si dita e zezë e sulmit të egër të urrejtjes barbare kundër qytetërimit tonë, duke goditur mizorisht simbolin e tij,  Amerikën, mu në zemrën e saj.

Kryedemokrati Lulzim Basha me një mesazh në Twitter shkruan se dy dekada më parë, bota u trondit nga sulmet terroriste të 11 shtatorit jo thjesht ndaj SHBA, por ndaj vlerave të lirisë.

flamuriamerikan

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *