Akademia e re për barinjtë, Gjekmarkaj ironizon Ministren e Bujqësisë: Që nga koha e Adamit dhe Evës ja paskan mbushur kot! Tani lopëve do u flasë Rama, kurse si t’i mjelin Krifca








Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar deklaratën e Ministres së Bujqësisë e cila njoftoi ngritjen e akademisë për barinjtë.

agrongjekmarkaj

Në reagimin e tij, deputeti demokrat shprehet me nota ironie se që nga kohët e hershme deri më sot, barinjtë dhe bujqit ja kanë futur kot dhe nuk kanë ditur se si rriten bagëtitë.

Gjekmarkaj shprehet se me ngritjen e kësaj akademie, do të rritet cilësia e komunikimit me dhitë dhe delet të cilat do të fillojnë dhe të blegërijnë më ëmbël.

Deputeti thotë se tani e tutje, lopëve do t’u flasë Rama dhe barinjve do i mësojë ministrja Krifca se si të mjelin bagëtitë.

Reagimi i Agron Gjekmarkajt:

Ta gëzoni  Akademinë e re për barinjët! Zonja Frida Krifca ministrja e bujqësisë sot dha një sihariq të madh për Shqiperinë dhe Botën! Ajo dha lajmin se do hapë një Akademi për Barinjët , nëpërmjet saj do nxisë të rinjët të duan kafshët dhe profesionin. Që nga koha e Evës e Adamit qëkur njerëzia ruan dele, dhi e lopë s’paskëshin ditur ç’bënin! Ja paskan mbushur kot! Leshi , qumështi , tlyeni, gjiza, kosi i marrë deri sot s’ka qënë cilësor! Barinjët pa diploma janë sorollatur kot maleve e gërxheve. Atyre u ka munguar akademizmi! Barinjët qysh nga ata që takonte Uliksi  e të tjerë tek gjeorgjikët e bukolikët e Virgjilit ja paskëshin mbushur kot ! Parardhësit tanë të cilët ishin barinj kot e paskëshin jetuar kohën e tyre , qysh u kanë folur bagëtive pa shkuar më Akademi qerratenjët!? Po dhitë si e kanë pranuar këtë padituri? Po deshërit pse nuk u tërbuan?? Tani gjithçka do të ndryshojë Barinjët do kuptojnë nga leksionet hallet e deleve , ndërsa ato do blegërijnë më ëmbel pas mësimit ! Ministresha ka të drejtë vetë do japë leksione! Tani lopëve do ju flasë  edhe vetë Edi Rama , barinjve si t’i mjelin Krifca vetë! Këtë Akademi meqënëse Gjinushi është i zënë do e udhëheqë Rama vetë! Zëvendës akademik Damua dhe lektor i parë Ahmetaj!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *