“Akademia e Studimeve Albanologjike e paakredituar”, Kushi: Shumë shkelje në tetë vite, ata që bërtasin kundër projektit janë…

akademia e studimeve albanologjike e paakredituar kushi shume shkelje ne tete vite ata qe bertasin kunder projektit jane
akademia e studimeve albanologjike e paakredituar kushi shume shkelje ne tete vite ata qe bertasin kunder projektit jane

Ministria e Arsimit, Evis Kushi u shpreh sot se vendimi për të shkrirë Akademinë e Studimeve Albanologjike ka ardhur pas një sërë shkeljesh që janë gjetur në funksionimin e këtij institucioni.

Në një konferencë me mediat në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Kushi tha se prej tetë vitesh Akademia e Studimeve Albanologjike nuk regjistron asnjë student në asnjë program studimi si dhe është e paakredituar.

“Akademia e studimeve albanologjike nuk ka pasur asnjëherë një fakultet që është detyrimi i parë ligjor. Në asnjë njësi të saj nuk ka mësimdhënie që e bën të pamundur të vazhdojë të funksionojë si institucion i arsimit të lartë. ASA është e pa akredituar si nga ana institucionale ashtu edhe nga ana e programeve të studimit. Edhe kur qeveria mori një kompani angleze për ti akredituar të gjitha, ASA ishte e vetmja që nuk u akreditua. Mos akreditimi e bën të pamundur të lëshojë diploma. Sipas ligjit një institucion i arsimit të lartë mund të lëshojë diploma vetëm nëse është i akredituar. Ka 8 vite që ASA nuk regjistron asnjë student në asnjë program studimi. Kjo i bën sipas ligjit, pasive të gjitha programet”, tha Kushi.

Sipas saj “Ka një sërë argumentesh sa i takon strukturës që e bën të pamundur ekzistencën e ASA si një institucion të arsimit të lartë. Qendra e enciklopedisë është në shkelje të ligjit sa i takon strukturës. Te pjesa financiare ka gjithashtu një sërë problematikash. Ata nuk justifikojnë as pagën që i ka akorduar ministria e arsimit. Nuk kanë aplikuar për regjistra, gjithashtu nuk kanë audit të brendshëm. Për këtë arsye

Kushi iu përgjigj edhe kritikëve që kanë kundërshtuar shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike.

“Disa nga ata që sot bërtasin për paligjshmëri janë përgjegjës që e kanë lejuar Akademinë të jetë në paligjshmëri për kaq vite. Janë një pakicë ata që bëjnë deklarata të tilla, ndërkohë që kam një listë të gjatë të studiuesve të nderuar që e mbështesin këtë vendim”, tha Kushi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts