Akademikë e intelektualë përkujtojnë Qazim Mulletin, Bamir Topi: Disa deputetë, sot janë me vite dritë larg figurës së tij!

akademike e intelektuale perkujtojne qazim mulletin bamir topi disa deputete sot jane me vite drite larg figures se tij
akademike e intelektuale perkujtojne qazim mulletin bamir topi disa deputete sot jane me vite drite larg figures se tij

Akademikë, intelektualë, historianë, figura të njohura të Tiranës dhe familjarë u mblodhën në një simpozium të organizuar nga Akademia e Shkencave Shqiptare në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës në nder të personalitetit Qazim Mulleti, i persekutuar në mënyrë të egër dhe i baltosur nga regjimi komunist, por që në më fund eshtrat e tij mbërritën dhe do të prehen përjetësisht në atdhe.

Pjesë e këtij simpoziumi ishte edhe ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili vlerësoi kontributin e çmuar të Mulletit, në një kohë tejet të vështirë të regjimit, ndërsa tha se nëse emri i tij do vendosej sot në inteligjencën artificiale, është e sigurt se do të ishte i pari që do kalonte provimin për të qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

“Sot jemi në kohën e inteligjencës artificiale. Me algoritmin me të thjeshtë të kësaj inteligjencë, futeni identitetin e Qazim Mulletit, njeri qytetar, patriot, atdhetar, akademik, i kulturuar, futini dhe të jeni i sigurt që është i pari që kalon provimin për të qenë parlamentar i parlamentit shqiptar, dhe përfytyroni sa larg, disa prej të cilëve janë me vite dritë larg nga figura e ndritur e Qazim Mulletit”, u shpreh Bamir Topi.

[embedded content]

Figura e Qazim Mulletit u vlerësua edhe nga regjisori e aktori i njohur, Bujar Kapexhiu, i cili tha se me sjelljen e eshtrave të tij në atdhe akrepat e sahatit nisën të lëvizin për zbardhjen e të vërtetave të atij regjimi të egër.

“Fatmirësisht po ndodh kthesa e madhe ku t’u tregohet e gjithë njerëzve e vërteta. Sigurisht do të duhet kohë, për t’u vënë në vend siç e meriton vlera e vërtetë e kësaj figure patriotike e historike. Akrepat e sahatit nisin të lëvizin, koha është për ne”, tha ndër të tjera Bujar Kapexhiu.

Në këtë përkujtim ishin edhe familjarë të ish-Prefektit të Tiranës, Qazim Mulleti. Të afërmit e tij, Fatbardha e Tanush Mulleti, thanë se ai luftoi për bashkimin kombëtar të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Uroj që shqiptarët të mos i provojnë më këto gjëra. Është e tmerrshme të ndash një popull të ndash familje dhe t’i gënjesh”, ka thënë ndër të tjera mbesa e Qzim Mulletit.

Kreu i shoqatës “Tirana”, Arben Tafaj, e nderoi Qazim Mulletin me titullin “Fisnikëria tiranase”, për meritat e veçanta në formimin e shtetit modern shqiptar dhe në ndërtimin e Tiranës bashkëkohore. Ndërkohë, këtë të premte të 25 gushtit, familjarët e ish-prefektit Qazim Mulleti e pritën arkëmotin në Portin e Durrësit, të shoqëruar nga kreu i shoqatës “Tirana”, ish-prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi, si dhe juristi Shkëlqim Hajdari, i cili ka qenë koordinator i procesit për kthimin e eshtrave të tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts